Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte po mendon të forcojë skuadrën në janar

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se është i lumtur të vazhdojë me skuadrën që ka, por do të shikojë mundësinë të marrë lojtarë në afatin kalimtar të janarit për të forcuar skuadrën për garat në të cilat është ende konkurrente.

Conte nuk ishte ndarë shumë i kënaqur me aktivitetin e skuadrës në afatin kalimtar të verës, duke marrë parasysh se Chelsea këtë stinor po luan edhe në Ligën e Kampionëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse Chelsea ka humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit në ligë, kampioni në fuqi i Anglisë është në vendin e tretë me 14 pikë disavantazh ndaj liderit Manchester City.

Me Chelsean tash të motivuar të ndjekë titullin në Evropë, pasi ka arritur në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, Conte është në dijeni se për të bërë këtë duhen përforcime...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)