Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte në radarin e gjigantit italian

Antonio Cone mund të rikthehet në Serie A nga sezoni i ardhshëm.

Për të ka shprehur interesim skuadra e Napolit, që sivjet po e rivalizon Juventusin për titull të Serie A, transmeton Koha.net.

Ai mund ta zëvendësojë Maurizio Sarrin që po kërkohet nga Chelsea, ekipi aktual i Antonio Contes.

Radio Kiss Kiss Napoli raporton se Roman Abramovich dëshiron që drejtimin e skuadrës së tij ta marrë Sarri, dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij.