Antonio Conte impresionoi në sezonin debutues me Chelsea duke fituar titullin, por pretendon tashmë se i duhen 4 vjet të tjerë për të ndërtuar një ekip që mund të rrëmbejë Ligën e Kampionëve.
Londinezët kanë ndryshuar 14 trajnerë në po kaq vjet dhe italiani ndoshta nuk do të ketë shanset e mjaftueshme në pankinë, por sërish kërkon më tepër kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Blutë” po vuajnë mungesën e lojtarëve në një nga kampionatet më të fortë në botë dhe shumë pak besojnë se do të fitojnë sërish titullin. John Terry, Nemanja Matic, Asmir Begovic, Nathan Ake, Nathaniel Chalobah, Ruben Loftus-Cheek, Dominic Solanke dhe Ola Aina janë larguar të gjithë, transmeton kp.
Chelsea ka shpenzuar 150 milionë funta për blerjen e Moratas, Rudigerit, Bakayokos dhe Caballeros. Por, 4 lojtarë në hyrje dhe 8 në dalje janë bilanc që nuk përputhet me një ekip kampion.
“Ne na duhet kohë, ndoshta 4 vjet për të luftuar për Ligën e Kampioneve dhe për t’u matur me më të mirët në botë”, tha trajneri Conte, pikërisht në ditën kur pronari Abramovich kërkoi një mbledhje urgjente për të kuptuar situatën kaotike në klub.
Chelsea do të luajë të dielën në stadiumin Wembley në derbin ndaj Tottenhamit dhe Conte mbetet favoriti numër 1 për t’u shkarkuar i pari mes trajnerëve të Premier League.