Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte nuk shqetësohet për transferimet e pakta

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se nuk është i shqetësuar nga transferimet e pakta këtë verë.

Chelsea ka transferuar katër lojtarë për një shifër totale prej 129 milionë funtesh (mbi 140 milionë euro), por janë larguar më tepër lojtarë, përfshirë edhe John Terryn e Nemanja Matiqin, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chelsea ka nisur kampanjën e Premier Leagues, të shtunën, duke pësuar 3:2 në shtëpi nga Burnley, gjatë së cilës ndeshje u përjashtuan me kartonë të kuq Gary Cahill e Cesc Fabregas.

“Klubi po bën më të mirën. Unë nuk jam i shqetësuar, jam i gatshëm të luftoj me këta lojtarë. E përsëris: Është e rëndësishme për ne të koncentrohemi në punën tonë, të jemi të fokusuar çdo ditë në stërvitje dhe të mundohemi të punojmë në mënyrën më të mirë. Nuk ka arsyetime”, ka thënë trajneri italian Conte, që kishte udhëhequr stinorin e kaluar Chelsean drejt titullit të Anglisë në futboll.

Pos mbrojtësin Terry dhe mesfushorin Matiq, Chelsea ka shitur portierin Asmir Begoviq te Bournemouthi, ndërsa golashënuesit më të mirë të stinorit të kaluar Diego Costas i është thënë se mund të largohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.