Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami do t’i largojë katër futbollistë

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, do të largojë së paku katër futbollistë gjatë afatit kalimtarë të janarit.

Sipas “The Evening Standard”, trajneri Conte është i pakënaqur me paraqitjet e Matt Doherty, Joe Rodon, Steven Bergwijn dhe Dele Alli.

Trajneri italian u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e këtyre lojtarëve.

Me paratë nga shitja e këtyre lojtarëve londinezët po synojnë ta përforcojnë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.