Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte kërkon largimin e tre futbollistëve

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, do të largojë së paku tre futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave angleze, gjatë afatit kalimtar të janarit nga londinezët do të largohen Dele Alli, Steven Bergwijn dhe Tangy Ndombele.

Trajneri italian thuhet se ua ka bërë me dije lojtarëve se nuk llogarit në shërbimet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi anglez është në pritje të ofertave për lojtarët të cilët nuk kanë arritur ta bindin trajnerin italian.