Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte mbetet te Chelsea

Antonio Conte ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean.

Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë të re për dy sezone.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Conte, që në vitin e parë në Premier Ligë fitoi titullin e kampionit, përfolej se mund të largohej drejt Series A.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re me Chelsean. Kemi punuar shumë në vitin e parë për të arritur diçka mahnitëse, për të cilën jam krenar. Tani duhet të punojmë më shumë që të qëndrojmë në maje”, ka thënë ai pas nënshkrimit të kontratës.