Antonio Conte ka pranuar se është shumë i lumtur te Tottenhami dhe se nuk e ka ndërmend të largohet në fund të sezonit, përkundër interesimit nga skuadrat e tjera.
Ditë më parë, është raportuar se Conte ishte në negociata me Paris Saint-Germainin, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të kërkesave të larta të trajnerit që insistonte në pagë vjetore prej 30 milionë eurosh.
Të gjitha këto raportime, Conte i ka quajtur spekulime, ka shkruar “Calciomercato”.
“Duket se klubet e tjera e vlerësojnë punën time, por mua nuk më pëlqejnë spekulimet që bëhen për të ardhmen time. Unë jam i fokusuar për ta dhënë më të mirën te Tottenhami, ekip me të cilin kam kontratë dhe dua ta respektoj”, tha Conte.
Trajneri 52-vjeçar mori drejtimin e Tottenhamit në nëntor të vitit të shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2023.