Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte e do Cahillin te Interi

Foto: Getty Images

Trajneri i Interit, Antonio Conte i ka bërë ofertë mbrojtësit anglez Gary Cahill që t'i bashkohet te ekipi italian, përcjellin mediumet e huaja të hënën.

Conte ka punuar për dy vite me Cahillin te Chelsea dhe beson se ai do të jetë një përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes. Cahill edicionin e shkuar ka patur vetëm tetë paraqitje te Chelsea dhe do të largohet nga klubi këtë verë.

Atij kontrata me londinezët i skadon në fund të këtij muaji, kështu që Interi i ka bërë gati ofertën dyvjeçare. 33-vjeçari, ka qenë pjesë e Chelseat prej janarit të vitit 2012 kurse karrierë ka bërë edhe te Aston Villa, Boltoni, Sheffield Unitedi e Burnley. Ai ka edhe 61 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë.