Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cahili afër transferimit tek Arsenali

Gary Cahill pritet të largohet nga Chelsea.

Mbrojtësi anglez që nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te londinezët, pritet t’i japë fund aventurës së tij me londinezët.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Blutë e Londrës”, dhe nuk e ka vazhduar ende kontratën.

Sipas “The Sun”, skuadra e Arsenalit, që është në krizë për mbrojtje, synon transferimin e Cahillit, në janar.

Cahilli këtë sezon me Chelsean, në Premierligë, është aktivizuar në vetëm katër ndeshje.