Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cahilli i gatshëm të largohet nga Chelsea

Mbrojtësi Gary Cahill ka filluar të mendojë për një largim të mundshëm nga Chelsea.

Cahill që ka realizuar 282 paraqitje gjatë gjashtë vjetëve me “Blutë” e Londrës, ka dy tituj të Premier Ligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve, por gjatë sezonit të kaluar ka dështuar luajë rregullisht.

Sipas London Evening Standard, Cahill pritet të bisedojë me kryetrajnerin e ri Maurizio Sarri dhe mund të vendos për largim në rast se nuk sigurohet se do t’i jepet më shumë kohë në fushë.

Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe David Luiz janë opsionet tjera në mbrojtjen e Chelseat, derisa Daniele Rugani vazhdon të lidhet me një kalim te klubi londinez.