Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe i Chelseat, Gary Cahill, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesionist në moshën 36-vjeçare, shkruan “Sky Sports” të mërkurën.
Cahill, i cili luajti në 61 ndeshje për shtetin e tij dhe shënoi pesë gola, ka qenë pa klub qëkur u largua nga Bournemouthi në verë.
Dy herë fituesi i Premier Leagues, tani beson se është koha që t’i varë këpucët në gozhdë.
Cahill fitoi vendin tek Anglia gjatë kohës sa luante te Boltoni, ndërsa debutoi kundër Bullgarisë në fitoren 4:0 në shtator të vitit 2010.
Ai u bë lojtari i parë i Boltonit që luajti për Anglinë që prej Michael Ricketts në vitin 2002.