Danny Drinkwater i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv. 33-vjeçari të hënën ka njoftuar për vendimin e tij, duke thënë se ndihet krenar për karrierën që ka pasur. Ai ka qenë pa klub prej përfundimit të edicionit të shkuar kur i skadoi kontrata me Chelsean, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Leicester City, Readingu, Burnley, Aston Villa e Kasimpasa. Drinkwater ka qenë edhe reprezentues i Anglisë, ndërsa ka fituar dy tituj kampioni në Premier League, me fanellën e Leicesterit dhe Chelseat.
Në elitën e futbollit anglez, Drinkwater ka regjistruar 104 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe bërë 9 asistime. Për Anglinë, Drinkwater ka zhvilluar tri ndeshje, ndërsa si lojtar është formuar në akademinë e Manchester Unitedit.