Paris Saint-Germaini po planifikon transferimin e anësorit të Bayern Munichut, Kingsley Coman, shkruan “Calciomercato”.
25-vjeçarit i skadon kontrata me klubin gjerman në verën e vitit 2023, por drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm t’i ofrojnë kushte më të mira për ta mbajtur në skuadër edhe më gjatë.
PSG-ja po tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe ta transferojë francezin në verën e vitit të ardhshëm.
Kjo është edhe kërkesa e trajnerit Mauricio Pochettino, i cili po kërkon ta përforcojë edhe më shumë fazën sulmuese.