Shkëlzen Gashi është larguar nga Colorado Rapids.
Skuadra amerikane ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin nga Kosova, i cili ka shërbyer në Kombëtaren Shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne duam të falënderojmë Shkëlzenin për shërbimin e tij në tri sezonet e fundit, duke i uruar më të mirën”, thuhet në njoftimin e skuadrës amerikane.
Gashi te Colorado ishte transferuar në vitin 2016 nga skuadra zvicerane e Baselit.
Në 63 paraqitje, 30 vjeçari ka shënuar 13 gola për Coloradon, transmeton ksp.
Kujtojmë se Gashi ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Kombëtares Shqiptare, që ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’.