Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Collins do t’i bashkohet Brentfordit

Brentfordi ka rënë dakord për ta transferuar Nathan Collinsin nga Wolverhamptoni për 26 milionë euro.

Qendërmbrojtësi irlandez do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore në ditët në vijim, ka raportuar “Sky Sports” të dielën.

22-vjeçari me skuadrën e Wolverhamptonit ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Por do të largohet me lejen e klubit, që ka arritur marrëveshje me Brentfordin.

Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Stoke City dhe Burnley në Angli.