Mbrojtësi Nathan Collins është bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e skuadrës së Brentfordit.
Collins të martën është prezantuar te Brentfordi, ekip të ciliu iu bashkua nga Wolverhamptoni.
Për kartonin e tij, Brentfordi ka paguar 30 milionë euro, ndërsa Collins ka firmosur kontratë deri në vitin 2029 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
22-vjeçari edicionin e shkuar, regjistroi 31 paraqitje për Ëolverhamptonin, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Burnley e Stoke City.
Ai është reprezentues i Përfaqësueses së Irlandës.
Artikuj të ngjashëm