Chelsea të martën në mbrëmje e ka prezantuar transferimin e anësorit të Aston Villas, Morgan Rogers, i cili u bë më i shtrenjti në historinë e klubit londinez.
Rogersi i kushtoi Bluve plot 137 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë brenda Premier Leagues. E theu rekordin e Elliot Andersonit që u transferua para pak ditësh te Manchester City nga Nottinghami për 135 mln euro.
23-vjeçari nënshkroi kontratë 6+1 vjeçare, derisa e fitoi statusin e futbollistit anglez më të shtrenjtë ndonjëherë.
“Jam shumë i entuziazmuar. Për mua, Chelsea është klubi më i madh në Londër dhe klubi që gjithmonë e kam admiruar që kur isha fëmijë”, ka thënë Rogers.
Për Rogersin ishte i interesuar edhe Arsenali.