Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coleman vazhdon kontratën me Evertonin

Evertoni ka konfirmuar se Seamus Coleman ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare.

Mbrojtësi 28-vjeçar, që po rikuperohet nga një lëndim në këmbë, ka vazhduar qëndrimin deri në vitin 2022.

“Jam i lumtur me vazhdimin e kontratës. Jam këtu për një kohë të gjatë dhe është klub i veçantë që do të thotë shumë për mua”, ka thënë Coleman.

Coleman u transferua tek Evertoni nga klubi irlandez Sligo Rovers në vitin 2009. Ai ka realizuar 206 paraqitje për “Toffees”.