Me tërheqjen e yjeve Usain Bolt e Mo Farah nga bota e atletikës, sfidë ka mbetur që të gjenden emra të rinj që do të mundë të marrin stafetën nga ta.
Ndonëse është vështirë të zëvendësohen këta yje, prapë presidenti i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Sebastian Coe, po shfaqet i qetë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ai beson se në Botërorin 2017 në Londër janë shfaqur një numër i yjeve të rinj për të shkuar përkrah emrave të mëdhenj të konfirmuar tash si Wayde van Niekerk, Allyson Felix, Kendra Harrison e Nafissatou Thiam. Ai dëshiron që këta emra të rinj të promovojnë veten dhe sportin e tyre më mirë.
“Agjentët dhe menaxherët janë jashtëzakonisht të mërzitshëm. Ata u thonë atletëve të tyre: ‘Nuk bën të thuash këtë, nuk bën të thuash atë’. Ne duhet të jemi më të relaksuar në atë se çfarë thonë ata. Shikoni Conor McGregorin që ka shtyrë edhe fëmijët e mi të flasin për UFC-në. Unë nuk po them se njerëzit duhet të jenë si ai, por është mirë të japin mendimin e tyre në çështje të caktuara dhe të tregojnë personalitetin e tyre. Ne duhet të inkurajojmë atletët të jenë vetvetja. Kjo do të bëjë që mediat t'i shohin ata më interesant dhe do të ndihmojë që publiku të angazhohet më tepër”, ka deklaruar Coe. “Usain Bolt, për çfarëdo arsye, ndoshta ka qenë personalitet në sekondën që ka ecur në klasën e tij.
Unë po them se është me rëndësi që atletët të kuptojnë se janë pjesë të një biznesi të argëtimit. Arsyeja që Usain Boltit do t'i ndihet mungesa është jo vetëm për shkak të gjithë atyre medaljeve të fituara, por pasi ka qenë i gatshëm të japë mendimin e tij për gjëra të caktuara”.
Coe beson se sprinteri amerikan Christian Coleman - që ka një bilanc pozitiv në përballjet me Boltin, duke e mposhtur atë në gjysmëfinale të 100 metrave dhe më pas duke përfunduar para Boltit edhe në finale të 100 metrave - mund të mbulojë vrimën që do të lë xhamajkani, rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra vrapim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.