Federata Botërore e Atletikës dhe Fondacioni Ndërkombëtar i Atletikës (IAF) janë bërë bashkë për të krijuar një fond prej 500 mijë dollarë (460 mijë euro), nëpërmjet të cilit do të ndihmohen atletët që janë në krizë financiare shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan agjencia Reuters.
Shpërthimi i koronavirusit ka ndaluar sportin në mbarë botën, duke quar në humbje të hyrave të shumë sportistëve.
Presidenti i federatës Sebastian Coe do të jetë kryetar i grupit që do të shqyrtojë aplikimet e atletëve për asistencë. Grupi do të takohet këtë javë dhe do të shikojë mënyra se si të mblidhen fonde shtesë.
“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me atletët nëpër botë dhe e di se shumë prej tyre janë në vështirësi financiare si pasojë e mbylljes së sportit në dy muajt e fundit. Atletët tanë profesionistë mbështeten në paratë e fituara nga garat dhe ne jemi të vetëdijshëm se kalendari i garave është ndikuar mjaft nga pandemia. Ne po shpresojmë që do të jemi në gjendje të organizojmë së paku disa gara më vonë këtë vit. Në ndërkohë ne po përpiqemi që me këto para, e po bëhet përpjekje të mblidhen fonde shtesë, të ndihmohen sa më shumë atletë që është e mundur”, ka thënë Coe.
Diamond League, që është gara elitare në një stinor të atletikës, është detyruar të pezullojë ngjarjet në shtatë qytete të parapara të organizohen mes prillit dhe qershorit, për shkak të koronavirusit.
Mitingjet e radhës janë paraparë të mbahen më Londër më 4 korrik dhe Monako më 10 korrik.
-
Federata e Futbollit të Anglisë llogarit në një deficit prej 340 milionë euro gjatë katër vjetëve
-
Lojërat Olimpike, 32 atletë në izolim për shkak të COVID-19
-
KOK-u ndihmon me nga 700 euro Federatave olimpike, 500 euro jo-olimpike
-
OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë fonde asistence për vitin 2021
-
Ish-kreu i Federatës Botërore të Atletikës, Diack, dënohet me katër vjet burgim