Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KOK-u ndihmon me nga 700 euro Federatave olimpike, 500 euro jo-olimpike

Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka marrë vendim të mbështesë me nga 700 euro Federatat olimpike dhe nga 500 euro ato jo-olimpike si ndihmë pas vështirësive të krijuara nga pandemia COVID-19.

“Shuma e ndarë për federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 Euro për Federatat Olimpike dhe 500 për Federatat jo-olimpike të Kosovës.

Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON). Për të mos anashkaluar Federatat Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto federata të mbështeten nga të hyrat e sponsorëve të KOK-ut”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.

KOK-u ka hequr shpenzimet e përgatitjeve në këtë kohë pandemie edhe për sportistët elitarë të xhudos, boksit, mundjes dhe notit.