Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City synon Pedrin për vitin e ardhshëm

Te Manchester City po planifikojnë të bëjnë ofertë vitin e ardhshëm për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Pedri.

Në fakt, City e ka bërë Pedrin prioritet për verën tjetër dhe është gati të ofrojë 150 milionë euro për kartonin e tij.

Është trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po e dëshiron Pedrin me çdo kusht në “Eithad Stadium”.

Pedri është njëri prej mesfushorëve të ri më të vlerësuar në botë dhe ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Po ashtu, klauzola e lirimit të tij është një miliard euro.

Artikuj të ngjashëm