Manchester City raportohet se është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Gavi.
Trajneri Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë spanjollin që ka shkëlqyer me Barcelonën.
Klubi anglez është i gatshëm të dërgojë një ofertë për 17-vjeçarin, që po vlerësohet lart nga klubet evropiane.
Gavi ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2023 dhe ende nuk ka nisur bisedimet për kontratën e re.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Manchester City për ta bindur lojtarin të transferohet në Premier League.