Alex Sandro është dëshira e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Sipas mediave angleze, dy agjentë të Cityt, kanë përcjellë nga afër brazilianin në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, transmeton KTV.
Drejtuesit e klubit të Cityt, thuhet se gjatë janarit pritet të dërgojnë një ofertë në drejtim të Juventusit, për ta transferuar mbrojtësin e krahut.
Sipas mediave angleze “Zonja e Vjetër” kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Sandro ka kontratë me Juven, deri në vitin 2020.
Artikuj të ngjashëm