Sulmuesi Raheem Sterling pritet të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion.
Te City janë të gatshëm ta lirojnë Sterlingun, të cilin tashmë ia kanë ofruar Barcelonës.
“El Nacional” ka raportuar të hënën se City ka ofruar shkëmbimin e Sterlingut me Frenkie De Jongun.
Krahas kartoni të Sterlingut, City është i gatshëm të paguajë edhe 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e holandezit De Jong, i cili pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.
Sterling 26-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 15 ndeshje, ndërsa De Jong ka dy asistime në 13 paraqitje dhe me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2026.