Rrugëtimin e Manchester Cityt drejt titullit të Premier Ligës e ka bllokuar përkohësisht Burnley që siguroi një barazim 1 me 1 me “Qytetarët”.
Djelmoshat e Pep Guardiolës ishin afër fitores, por në minutat e fundit të takimit vendasit siguruan një barazim të vlefshëm pas një forme të dobët në katër ndeshjet e fundit.
Golin e parë te City e realizoi mbrojtësi Danilo, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 22.
Gudmunsson ishte heroi i Burnleyt në këtë takim kur realizoi gol në minutën e 83.
City tani ka 16 pikë më tepër se Manchester Unitedi në pozitën e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Artikuj të ngjashëm