Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City triumfon, mban vendin e parë para “ndeshjes së sezonit”

Manchester City është kthyer te fitorja në Premier League. Të shtunën kampioni në fuqi ka mposhtur në udhëtim Burnleyn me rezultatin 2:0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola e dominoi takimin, por shënoi vetëm dy gola.

Në minutën e pestë Kevin De Bruyne realizoi për 1:0 pas asistimit të Raheem Sterling.

Golin e dytë e shënoi Ilkay Gundogan në minutën e 25-të për 2:0.

“Qytetarët” edhe në minutat në vazhdim krijuan mundësi shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.

Edhe City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë Futboll 2 muaj më parë City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë

Me këtë fitore City mbetet lider në Premier League me 73 pikë. Burnley mbetet në vendin e 19-t me 21 sosh.

Në ndeshjen e ardhshme në Premier League, City do të përballet me Liverpool, që renditet i dyti me 72 pikë.