Manchester City sërish ka bërë hap të gabuar në luftën për titull.
Kampioni në fuqi i Premier Leagues të shtunën barazoi 2:2 ndaj Crystal Palaces të shtunën.
Madje, skuadra e Pep Guardioles e humbi epërsinë prej dy golave, të cilin e arriti përmes golave të Jack Grealish në minutën e 24-të dhe Rico Lewisit në të 54-n.
Por Palace nuk u dorëzua. Fillimisht, Jean-Philippe Mateta shënoi në minutën e 76-të, ndërsa krejt në fund Michael Olise barazoi nga penalltia.
City mbetet në vendin e katërt me 34 pikë.
Palace është e 15-ta me 17 pikë.