Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon shkëmbimin e Grealishit me Leaon

Manchester City kërkon t’ia ofrojë Milanit, Jack Grealishin në shkëmbim për Rafael Leaon, ka raportuar të enjten “The Sun”.

Ish-lojtari i Aston Villas nuk ka gjetur shkëlqimin te City që nga transferimi i tij mbi 100 milionë eurosh sezonin e kaluar.

27-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në nëntë paraqitjet e sezonit aktual në Premier League të Anglisë.

Reprezentuesi i Anglisë me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2027.