Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon kthimin e Sanchos

Kampioni i Anglisë, Manchester City po synon kthimin e mesfushorit Jadon Sancho gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellë tabloidi anglez “The Sun” të martën.

Mësohet se City ka bërë gati një ofertë mbi 100 milionë euro dëmshpërblim për të bindur Borussia Dortmundin, ekip me të cilin Sancho ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.

Sancho po shkëlqen këtë edicion te Dortmundi, pasi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 12 asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat.

Ai te Dortmundi është transferuar nga të rinjtë e Cityt në vitin 2017 për 7.5 milionë euro. Ai po kërkohet edhe nga Real Madridi e Barcelona.