Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me ofertë për Sanchon

Te Chelsea janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Përfaqësueses së Anglisë, Jadon Sanchon.

“The Sun” ka raportuar të mërkurën se londinezët tashmë kanë bërë gati ofertën për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e tij.

Mësohet se për transferimin e Sanchos gjatë kësaj vere, Chelsea është i gatshëm të ofrojë 90 milionë euro dëmshpërblim.

Sancho 21-vjeçar pritet të largohet nga Dortmundi gjatë kësaj vere për t’u kthyer në Angli. Ai te Chelsea po shihet si përforcim i madh për mesfushën dhe ekipi nga Londra po synon që të siguroj më shpejtë shërbimet e tij duke e pasur parasysh konkurrencën e fortë nga Manchester Unitedi.

Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka realizuar 16 gola dhe ka bërë 21 asistime në 37 ndeshje.