Manchester Unitedi është duke tentuar transferimin e Jadon Sanchos nga Dortmundi.
Mediat angleze kanë bërë të ditur të dielën se krerët e klubit kanë pasur një takim me talentin anglez, me të cilin kanë arritur marrëveshje personale.
“Djajtë e Kuq” raportohet se i kanë ofruar kontratë pesëvjeçare Sanchos, i cili është pajtuar të transferohet në “Old Trafford”.
Tani klubi anglez do të nisë bisedimet me klubin e Dortmundit, që për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth 100 milionë euro.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro dëmshpërblim për 21-vjeçarin.