Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi kërkon 90 milionë euro për Sanchon

Skuadra e Borussia Dortmundit ka ulur çmimin për mesfushorin e Anglisë, Jadon Sancho. Mediumet gjermane kanë raportuar të mërkurën se Dortmundi për ta lënë të lirë Sanchon në fund të këtij edicioni po kërkon 90 milionë euro për dallim prej 120 milionë eurove sa i kërkonte para fillimit të këtij edicioni. Te ekipi gjerman kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Sanchon në afatin kalimtar të kësaj vere.

Mesfushori 20-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023 kurse ekipit gjerman iu bashkua në vitin 2017 nga të rinjtë e Manchester Cityt. Ai këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 13 asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.