Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Oyarabalin

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, spanjollin Mikel Oyarzabal.

Bëhet e ditur se City po e bën gati ofertën për ta bindur Real Sociedadin në lirimin e 24-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Oyarzabal po shihet si përforcim i duhur për Cityn sezonin e ardhshëm dhe zëvendësim ideal për Raheem Sterlingun, i cili pritet të largohet nga ekipi. Oyarzabal këtë edicion ka shënuar katër gola në pesë paraqitje në La Liga kurse me Sociedadin ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh dhe është reprezentues i Spanjës, ku ka shënuar pesë gola në 19 paraqitje.

Krahas Cityt, interesim për Oyarzabalin ka treguar edhe Paris Saint-Germaini e Borussia Dortmundi.