Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për Ousmane Dembelen e Barcelonës.
Mediat në Spanjë shkruajnë se City është i gatshëm që në marrëveshje ta përfshijë Raheem Sterlingun.
Vlera e Sterlingut është rreth 90 milionë euro dhe kjo shumë është e papërballueshme për Barcelonën. Ndërkohë, Dembele vlerësohet 50 milionë euro.
Në anën tjetër, Dembele nuk ka arritur deri më tani të shpërthej te Barça. Ai ka pasur probleme të mëdha me lëndime dhe tani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.
Raportohet se shkëmbimi i lojtarëve, është opsioni më i mirë për të dyja klubet.