Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Sterlingun

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterlingun.

Mësohet se Barcelona së shpejti do ta kontaktojë Cityn në lidhje me transferimin e Sterlingut gjatë kësaj vere. Te Barcelona po e shohin Sterlingun si përforcim të duhur për sulmin dhe zëvendësim ideal për francezin Antoine Griezmann, që pritet të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Sterling mund të largohet nga City, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2015 dhe sezonin e shkuar, pati 14 gola e 12 asistime në 49 ndeshje.

Sterling ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Anglia në Kampionatin Evropian, ku u mposht në finale nga Italia.

Kartoni i sulmuesit 26-vjeçar, vlerësohet rreth 90 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm