Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Raheem Sterling, ka shkruar e përditshmja spanjolle “Sport”.
Bëhet e ditur se Barça po synon transferimin e Sterlingut gjatë afatit kalimtar të janarit. Sterling është i gatshëm të largohet nga Manchester City për shkak se këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit.
28-vjeçari këtë sezon ka vetëm një gol në pesë paraqitje në të gjitha garat për Cityn.
Sterling ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 kurse më herët ka luajtur edhe te Liverpooli. Ai ka edhe 18 gola në 70 paraqitje për Anglinë.