Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për James Rodriguezin

Manchester City është duke u interesuar për transferimin e futbollistit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez, shkruan “Don Balon” të martën, transmeton Koha.net.

Raportohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm të ofrojë Bernardo Silvan në shkëmbim për James Rodriguezin.

Kolumbiani Rodriguez po pritet të largohet nga Reali, pasi ai po llogaritet i tepërt te klubi madrilen.

Rodriguez 28-vjeçar këtë stinor i ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një gol dhe asistuar dy të tjerë.

Artikuj të ngjashëm