Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico afër finalizimit të transferimit të James Rodriguezit

Foto: Getty Images

Atletico Madridi është duke iu afruar finalizimit të transferimit të yllit kolumbian James Rodriguez nga Real Madridi, shkruan “AS”.

Gazeta spanjoll raporton se ka përfunduar 80 për qind e punës së transferimit. Kolumbiani nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme te Reali dhe pritet largimi i tij.

Rodriguez 28-vjeçar këtë stinor i ka zhvilluar 13 ndeshje dhe e ka shënuar një gol e i ka asistuar dy të tjerë.

Artikuj të ngjashëm