Manchester City nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane. Madje, drejtuesit e klubit të Cityt thuhet se tashmë e kanë kontaktuar Kanen, të cilit i kanë bërë ofertë konkrete.
ESPN ka zbuluar të enjten se City i ka ofruar Kanet pagë vjetore prej 17 milionë eurosh për ta bindur që t’iu bashkohet gjatë kësaj vere.
Kane 27-vjeçar ka gjasa të mëdha të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të sezonit aktual dhe thuhet se oferta e Cityt e ka joshur sulmuesin anglez, i cili aktualisht merr 12 milionë euro të ekipi nga Londra.
Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar 16 herë në 48 ndeshje në të gjitha garat. Kartoni i Kanet, aktualisht vlerësohet mbi 100 milionë euro.