Një ditë pasi e konfirmoi qëndrimin te Tottenhami, sulmuesit Harry Kane i është ofruar kontratë e re nga drejtuesit e klubit. “The Sun” ka raportuar të enjten se sulmuesit anglez i është ofruar kontrata që do ta mbajë atë te Tottenhami deri në vitin 2027, me rritje të dukshme të pagës.
Me kontratën e re, Kane do të ketë pagë javore 385 mijë eurosh, në krahasim me 270 mijë që e merr me kontratën aktuale që i skadon në vitin 2024.
Te Tottenhami janë të bindur se marrëveshja mes palëve do të arrihet, pasi Kanen e shohin si figurë të rëndësishme të klubit.
Kane gjatë kësaj vere ishte pranë kalimit te Manchester City, por Tottenhami refuzoi të gjitha ofertat e kampionit të Anglisë për ta mbajtur kapitenin.