Mesfushori brazilian Fernandinho mund të mbetet pjesë e Manchester Cityt edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “The Sun” ka bërë të ditur se krerët e Cityt i kanë ofruar kontratë të re Fernandinhos, i cili është kapiten i ekipit.
Mësohet se City i ka ofruar Fernandinhos kontratë edhe për sezonin e ardhshëm duke ia ofruar edhe një rol në stafin e trajnerit Pep Guardiola pas përfundimit të saj. Palët janë në negociata dhe Fernandinho që në muajin maj mbush 36 vjeç ka gjasa që ta pranojë ofertën.
Këtë edicion, Fernandinho ka 20 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Shakhtar Donetsku.