Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandinho mund të largohet nga City

Manchester City është në kërkim të një mesfushori të ri. Sipas gazetarit italian. Fabrizo Romano, që të martën shkroi në rrjetet sociale, drejtuesit e klubit janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Fernandinhos, i cili mund të largohet në fund të sezonit.

Mesfushori brazilian është në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët”.

36-vjeçari është shprehur i hapur për të mbetur të paktën edhe një edicion te klubi anglez.

Bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit nuk kanë nisur ende.

Fernandinho këtë sezon ka luajtur vetëm 604 minuta në Premier League.

Artikuj të ngjashëm