Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandihno paralajmëron largimin nga City

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho nuk dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij në klubin anglez për një vit, i cili do të ishte i dhjeti pasi po planifikon të kthehet në Brazilin në fund të sezonit.

Mesfushori 36-vjeçar tha se dëshira për minutazhë më të madhe qëndron pas vendimit të tij për t'u larguar nga City.

“Dua të luaj”, tha Fernandinho të martën

“Do të kthehem në Brazil, me siguri,” shtoi ai. Fernandinho ka qenë një nga lojtarët kryesorë në Cityt qëkur iu bashkua nga Shakhtar Donetsku në vitin 2013, por këtë edicion është rezervist pasi Guardiola po e preferon Rodri në rolin e tij.

Fernandihho, që është kapiten i Cityt, këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm