Ai ishte lojtari i fundit që u largua nga fusha. Po të ishte një personazh më sentimental, kjo nuk do të ishte befasuese, por Fernandinho ka krijuar reputacionin e tij si hero i Manchester Cityt. Ai njoftoi largimin e tij, duke e kapur në befasi Pep Guardiolan duke thënë thjesht një fakt, pa emocione. Por pasi përfundoi ndeshja e tij e fundit në Champions në “Etihad Stadium”, braziliani qëndroi më gjatë në fushë se kushdo tjetër.
Ai do të jetë sërish në terrenin e tij, por jo në këtë garë. Karriera e tij në City mund të përfundojë me brazilianin që do të ngrejë trofeun që klubi e do aq shumë në Paris, ose me Fernandinhon, që mund të largohet si Yaya Toure, Vincent Kompany, David Silva e Sergio Aguero para tij, duke e fituar titullin.
City mund ta mbyllë sezonin pa triumfin në Champions, por Fernandihnos do t’i mbetej merak ky trofe, të cilin ishte afër ta fitonte edicionin e shkuar. City pësoi 1:0 në finale nga Chelsea. Dymbëdhjetë muaj më vonë, City u kthye përsëri në gjysmëfinale. Ndoshta Fernandinho ishte njeriu i fundit që shkoi në dhomat e zhveshjes thjesht sepse gjymtyrët e plakjes ishin lodhur.
Ai ka qenë një figurë e gjithanshme për Cityn, qëndrueshmëria e tij shpesh përgënjeshtron vitet e tij, me aftësinë për ta bërë punën e dy lojtarëve. Teksa John Stones u zëvendësua pas 35 minutash, hyri Fernandinho që nuk luajti në pozicionin e tij të mesfushorit, por të mbrojtësit të krahut të djathtë kundër Real Madridit, të martën mbrëma. Në rastin më të mirë, ai ishte mbrojtësi i djathtë i zgjedhur i katërt i Cityt, pas të dëmtuarit Kyle Walker, të pezulluarit Joao Cancelo dhe Stonesit.
As kjo nuk ishte thjesht një detyrë: kundërshtari i tij i menjëhershëm ishte Vinicius Junior, 15 vjet më i ri dhe një nga anësorët e majtë më të mirë në botë. Ditëlindja e 37-të e Fernandinhos vjen në dy javët e ardhshme dhe ai është më afër në moshë me Guardiolan sesa Viniciusin. Për disa minuta, dukej si një goditje e qëlluar. City kaloi 3:1 epërsi kur Fernandinho e fitoi topin përpara Viniciusin, kaloi Riyad Mahrezin për të krosuar dhe gjeti Phil Fodenin, i cili shënoi me kokë.
“Ndonjëherë bëj harkime për shkak se në Brazil kam luajtur si mbrojtës i djathtë dhe mund të them se isha i mirë”, krenohet Fernandinho.
Megjithatë, pak minuta më vonë, një gabim i Fernandinhos i kushtoi me gol Cityt. Pas shënimit të Viniciusit, Guardiola kapi kokën me duar pas gabimit të brazilianit që e kishte shiritin e kapitenit.
Edhe
Fernandihno paralajmëron largimin nga City
“Nuk është e lehtë të kontrollosh Viniciusin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, i doli në mbrojtje Guardiola kapitenit të tij.
Fernandinho nuk diskutoi për gabimin, ndërsa javën tjetër në Madrid kur të luhet ndeshja e kthimit, kontributi që braziliani e dha të martën mbrëma mund të duket i rëndësishëm. Në fakt, ai ka paralajmëruar se City udhëton në Madrid për ta fituar ndeshjen.
“Ne do të shkojmë atje për të fituar. E kemi parasysh se Reali është ekip i rrezikshëm, por unë dua ta fitojë këtë trofe me Cityn përpara se të largohem”, shtoi Fernandinho, 36-vjeçar.