Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiloa thotë se klubi duhet të ulet në fund të sezonit aktual për të biseduar për të ardhmen e Fernandinhos.
Braziliani me Cityn ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
“Kemi dy apo tre muaj deri në fund dhe klubi do të ulet me të dhe menaxherin e tij për të marrë vendimin më të mirë për klubin dhe për të . Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit”, ka thënë Guardiola.
36-vjeçari pjesë e Cityt është prej viti 2013. Këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 22 paraqitje.