Mesfushori brazilian, Fernandinho, do të mbetet te Manchester City.
Klubi anglez ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit brazilianit.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se Fernandihno ka arritur marrëveshje me “Qytetarët” që të mbetet në “Etihad” së paku edhe për një edicion.
36-vjeçari vlerësohet lart nga trajneri Pep Guardiola i cili ka kërkuar që mesfushori të mbetet te City.
Fernandinho edicionin e shkuar zhvilloi 36 ndeshje me Manchester Cityn dhe shënoi një gol.
Artikuj të ngjashëm