Fernandinho ka firmosur kontratë të re njëvjeçare me Manchester Cityn.
Braziliani 36-vjeçar është transferuar te City nga Shakhtar Donetzku në vitin 2013. Ai i ka fituar katër tituj të Premier Leagues ndër të tjera.
Po ashtu me Cityn arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve këtë vit ku u mposht nga Chelsea.
“Në kokën dhe zemrën time, puna ende nuk ka mbaruar. Kështu që kam vendosur të qëndrojë edhe për një vit dhe të ndihmojë klubin të arrijë synimet”, ka thënë Fernandinho për faqen zyrtare të klubit kampion të Anglisë.
Ai i ka luajtur 350 ndeshje për Cityn që kur erdhi tetë vjet më parë, e ka shënuar 24 gola.