Plot tetë gola janë shënuar në ndeshjen Konyaspor – Kasimpasha, që u zhvillua të premten mbrëma.
Ndeshja nuk dha fitues, ndërsa që rezultati të jetë 4:4 u përkujdes sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi realizoi penallti në minutën e 100-të për t’ia siguruar një pikë skuadrës vendase, Konyaspor. Për 31-vjeçarin ishte goli i dytë rresht dhe i shtati këtë edicion.
Cikalleshi hyri në lojë në minutën e 81-të.
Zymer Bytyqi startoi te Konyaspori, ndërsa në minutën e 82-të u aktivizua edhe Endri Çekiçi.
Florent Hadërgjonaj e kompletoi ndeshjen te Kasimpasha. Ndeshja ishte me shumë kthesa në rezultat, por në fund nuk dha fitues. Konyaspori mban vendin e dytë me 49 pikë nga 25 ndeshje. Ndërsa Kasimpasha është e 13-ta me 29 pikë nga 26 ndeshje.